Zaniolo pranë largimit nga Galatasaray

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 15:07
Zaniolo pranë largimit nga Galatasaray

Nicolo Zaniolo mund t’i japë lamtumirën këtë verë Galatasarayt pas vetëm disa muajsh bashkimit me ta. Një nga opsionet e mundshme ku sulmuesi 23-vjeçar do të vazhdojë karrierën, është Juventusi.

Në rast se Zaniolo do të largohet nga Galatasaray, nga kjo shitje mund të përfitojë dhe Roma. Verdhekuqtë kanë të drejtën të fitojnë 20% të shumës që do të shesë klubi turk sulmuesin italian.

23-vjeçari u shit në shkurt nga Roma në drejtim të Galatasarayt për shumën e 15 milionë euro. Një garë e nxehtë pritet të jetë në verë për shërbimet e Nicolo Zaniolos.

(Kosova Sot Online)