Havertz në Arsenal për 75 milionë

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 16:21
Havertz në Arsenal për 75 milionë

Vazhdon operacioni “fshesa” tek Chelsea.

Siç raporton “BBC”, këtë fundjavë Kai Havertz do t’i kryejë vizitat mjekësore rutinore me Arsenalin, për ta nënshkruar më pas kontratën që do ta lidhë edhe zyrtarisht me “Gunners”

“Blues” në fakt kanë arritur marrëveshje me “Topçinjtë” për transferimin e yllit gjerman, i cili do të përfundojë nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta për 75 milionë euro.

Havertz pritet ta pasurojë fazën ofanzive të Arsenalit, i cili ishte shumë afër ta fitonte titullin e kampionit në Premierligë, por që u dorëzua në fund.

Chelsea është duke e larguar një pjesë të madhe të lojtarëve, ndërsa pritet të bëjë investime të reja në afatin kalimtar të verës. 

(Kosova Sot Online)