Grezda zyrtarizohet te Partizani

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 17:23
Grezda zyrtarizohet te Partizani

Eros Grezda është përforcimi më i ri i Partizanit.

Kampionët e Shqipërisë njoftuan zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin nga Gjakova.

Grezda me Partizanin ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare. Klubi ka të drejtën e rinovimit me të edhe për një vit të dytë.

Përgjatë karrierës së tij, 28-vjeçari është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgoë Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg.

Eros Grezda ka edhe 13 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

Njoftimi i plotë nga klubi i Partizanit:

“????̈?????? ?? ????????̈? ???? ??????
Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Eros Grezdën. Ish sulmuesi i ekipit tonë kombëtar është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë. 28 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon. Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgoë Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Me ekipin tonë përfaqësues sulmuesi 28 vjeçar rregjistron 13 prezenca dhe 1 gol”.

(Kosova Sot Online)