Napoli ia cakton çmimin Osimhenit

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 21:55
Napoli ia cakton çmimin Osimhenit

Napoli raportohet se ia ka caktuar përfundimisht çmimin Victor Osimhenit.

Nigeriani, i cili shfaqi formë të lartë sezonin e fundit, është njëri prej sulmuesve më të kërkuar këtë afat kalimtar.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është i vetëdijshëm për këtë dhe së fundmk u takua me agjentin e Osimhenit, ku edhe ia vendosën çmimin e largimit atij.

Sipas “Sky Sport Italia”, 150 milionë euro është çmimi i caktuar nga ata dhe se asnjë ofertë nën këtë çmim nuk do të merret parasysh.

Vlerësohet si e vështirë që ndonjë klub evropian ta paguajë këtë shifër.

Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Chelsea shprehen intersim për 24-vjeçarin, por besohet se këto klube nuk janë të gatshme të paguajnë më shumë se 100 milionë euro.

Victor Osimhen me Napolin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025

(Kosova Sot Online)