Bayerni futet në garë për Mason Mount

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 17:21
Bayerni futet në garë për Mason Mount

Bayern Munichi raportohet se ka rritur interesimin për Mason Mount.

Sipas “The Guardian”, kampioni gjerman po synon të përfitojë nga përpjekjet e dështuara të Manchester Unitedit, klub të cilit i janë refuzuar tri oferta deri tash, për të arritur marrëveshja me Chelsean për anglezin.

Thuhet se ekziston mundësia që Chelsea mund të pranojë një tarifë më të ulët nga një rival jo-anglez, me Thomas Tuchel që është një admirues i talentit të Mount.

Tuchel do të jetë një faktor i rëndësishëm në këtë transferim të mundshëm pasi trajneri i Bayernit më parë ka punuar me 24-vjeçarit gjatë kohës së tij në “Stmaford Bridge”.

Mesfushori anglez kaloi një sezon të vështirë së fundmi duke u shfaqur 35 herë në të gjitha garat për Chelsean, teksa shënoi tre gola dhe kontribuoi me gjashtë asistime. 

Ndryshe, Mason Mount me klubin londinez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)