Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier arrestohet nga policia franceze

  • S.A /
  • 30 June 2023 - 11:29
Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier arrestohet nga policia franceze

Sipas raportimeve në Francë, Christophe Galtier është arrestuar nga policia franceze nën akuzat për deklarata raciste, transmeton "Kosova Sot Online ".

Akuzat datojnë që nga koha e 56-vjeçarit në krye të Nice, raporton RMC Sport.

PSG nisi një hetim kundër Galtier në prill pas komenteve të supozuara raciste që i atribuoheshin trajnerit të tyre.

Galtier kuptohet se i mohon pretendimet, duke thënë se ai nuk e ka bërë asnjëherë fyerje raciste.

Ai pritet të largohet nga PSG në orët në vijim, pasi klubi ka arritur marrëveshje me Luis Enriquen.

Ai nuk pritet të kompensohet për këtë largim, shkaku që ka dëmtuar imazhin e PSG-së me këto akuza.

(Kosova Sot Online )