Inigo Martinez zyrtarizohet te Barcelona

  • S.A /
  • 05 July 2023 - 12:18
Inigo Martinez zyrtarizohet te Barcelona

Skuadra e Barclonës ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se e ka transferuar Inigo Martinezin si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës së tij me Athletic Bilbaon.

32 vjeçari që luan në pozitën e mbrojtësit do të luftojë për vend startues me Christensen, pasi Araujo është i  paprekshëm, ndërsa Joules Kounde do të luaj në pozitën e mbrojtësit të djathtë edicionin e ardhshëm, kështu ka deklaruar Xavi ditë më parë.

Inigo Martinez është futbollisti  dytë që bashkohet me Barçën këtë merkato, pas Ilkay Gundogan i cili u zyrtarizua ditë më parë. Kurse katalunasit po punojnë që të sjellin edhe lojtarë të tjerë në “Camp Nou” e disa t’i largojnë.

(Kosova Sot Online  )