Interi konfirmon transferimin e Acerbit

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 22:14
Interi konfirmon transferimin e Acerbit

Interi ka aktivizuar opsionin për blerjen e Francesco Acerbit.

Mbrojtësi italian sezonin e fundit e kaloi si i huazuar te “Nerazzurrët” nga Lazio.

Interi njoftoi zyrtarisht këtë të premte se ka blerë përfundimisht 35-vjeçarin, por nuk zbuloi detajet e kontratës.

Klubi nga Milano besohet se ka shpenzuar 4 milionë euro për transferimin e plotë të reprezentuesit të Italisë.

(Kosova Sot Online)