Një mural gjigant për Leo Messin

  • S.A /
  • 10 July 2023 - 10:58
Një mural gjigant për Leo Messin

David Beckham mezi po pret ta ketë në skuadrën e tij njërin prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Lionel Messi ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe klubi i tij i ri, Inter Miami, po përgatitet që ta prezantojë sa më mirë të jetë e mundur yllin argjentinas, transmeton "Kosova Sot Online". 

Madje, njëri prej pronarëve të klubit të MLS-së, Beckham, është parë tek dhëmbët e Messit në një mural gjigant, në një video të postuar nga gruaja e ish-futbollistit të njohur anglez, Victoria Beckham.

36 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë për dy vjet e gjysmë me klubin amerikan, të cilin e zgjodhi para ofertës së majme të klubit nga Arabia Saudite, Al-Hilal dhe para ofertës që i erdhi nga ish-klubi i tij, Barcelona.

Pas lojtarëve të mëdhenj si Pele, Zlatan Ibrahimovic, Wayne Rooney e Beckham, Messi është ylli i radhës që do të luajë në ligën MLS.

Prezantimi i tij zyrtar pritet të bëhet në këtë fundjavë. 

(Kosova Sot Online  )