Serbia nuk shfaqet në fushën e lojës, Kosova U22 e siguron fitoren në tavolinë

  • S.A /
  • 14 July 2023 - 14:12
Serbia nuk shfaqet në fushën e lojës, Kosova U22 e siguron fitoren në tavolinë

Kosova U22, femrat, ka fituar pikë në tavolinë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley, në përballjen kundër Serbisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Serbia nuk u paraqit në fushë, andaj kjo nënkuptoi që vashat tona (Yllka Jashari/Melirona Avdullahu), të drejtuara nga Vildane Jashari, fituan pikët e para në këtë Kampionat Ballkanik, i cili është duke u mbajtur në Maqedoninë e Veriut. Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon sot kundër Rumanisë me fillim nga ora 19:30.

(Kosova Sot Online )