Messi në Inter Miami mbërriti i pari në stërvitje

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 19:34
Messi në Inter Miami mbërriti i pari në stërvitje

Lionel Messi ka mbërritur në ambientet e klubit të Inter Miamit, teksa po pritet që edhe zyrtarizimi i tij të bëhet së shpejti.

“TyC Sports” ka publikuar pamjet e para të yllit argjentinas në klubin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit mbërriti pak pas orës 7:20 të mëngjesit në ambientet e klubit dhe ishte i pari që mbërriti.

Këtë të premte “pleshti” do të ketë seancën e tretë stërvitore që nga ardhja e tij në Miami, e dyta së bashku me shokët e skuadrës dhe të shtunën do ta bëjë sërish vetëm sepse skuadra do të jetë në Misuri për t’u përballur me St. Louis City.

(Kosova Sot Online)