Man City refuzon ofertën e parë për Mahrezin

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 16:52
Man City refuzon ofertën e parë për Mahrezin

Manchester City raportohet se ka refuzuar ofertën e Al-Ahlit për Riyad Mahrezin.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se oferta me vlerë prej 21 milionë eurosh u refuzua nga kampionët e Anglisë

Man City po kërkon së paku 35 milionë euro për shitjen e Mahrezit, dhe po presin që klubi nga Arabia Saudite të bëjë një ofertë të re.

Te Al-Ahli thuhet se janë gjithnjë e më të sigurt se do të nënshkruajnë me algjerianin.

32-vjeçari ka marrëveshje personale me klubin saudit, për një kontratë dy-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të tretë.

Ndryshe, Riyad Mahrez me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. 

(Kosova Sot Online)