Felix konfirmon dëshirën e tij për t’iu bashkuar Barcelonës

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 22:44
Felix konfirmon dëshirën e tij për t’iu bashkuar Barcelonës

Joao Felix ka pranuar se ëndrra e tij është që të luajë për Barcelonën.

“Do të doja të luaja për Barçën. Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe unë do të doja të bashkohesha me Barçën. Ishte gjithmonë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Nëse ndodh, do të jetë një ëndërr e realizuar për mua”, ka thënë ai për Fabrizio Romanon, shkruan Gazeta Express.

E ardhmja e Felix në Atletico Madrid aktualisht duket shumë e paqartë.

“Los Colchoneros” po kërkojnë ta shesin atë këtë verë, por aktualisht, ka një mungesë të dukshme të interesimit për shërbimet e portugezit.

23-vjeçari ka qenë i lidhur me një lëvizje te Barcelona në të kaluarën, si dhe në fillim të kësaj vere. Fatkeqësisht për të, një marrëveshje ka shumë pak gjasa të ndodhë tani për shkak të situatës së keqe financiare të “Blaugranëve”.

Joao Felix ishte i huazuar te Chelsea në pjesën e dytë në sezonin e fundit.

Ai ka kontratë të vlefshme me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2027. 

(Kosova Sot Online)