Milani pranon që të shesë Rebicin

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 22:22
Milani pranon që të shesë Rebicin

Milani është gati të shesë Ante Rebicin te Besiktasi, me lojtarin që pritet të largohet të dielën.

“Kuqezinjtë” kanë qenë shumë aktivë në tregun e transferimeve këtë verë duke përforcuar skuadrën, por nga klubi duhet të ketë edhe largime.

Milani është i gatshëm të largojë një prej më të paguarve, i cili nuk është më në planet e Stefano Piolit.

“Fanatik” ka raportuar se Rebic është afër transferimit te Besiktasi për vetëm gjysmë-milion euro. Tarifa e plotë e transferimit me bonuse mund të shkojë deri në 1 milion e gjysmë, por që bonuset varen nga perfomanca e lojtarit.

Është çmim shumë më i vogël krahasuar me 10 milionë euro që thuhet se u ofruan nga një klub në Arabinë Saudite, por që kroati ishte kundër kësaj lëvizje.

25-vjeçari ka rënë dakord për kushtet personale me klubin turk për një kontratë dy-vjeçare, me vlerë prej 2.5 milionë euro në sezon.

Kjo është një rënie nga paga e tij aktuale prej 3.5 milionë eurosh që fiton te “Rossonerët”.

Rebic thuhet se do të fluturojë për në Stamboll me avion privat të dielën, për të kompletuar transferimin te Besiktasi. 

(Kosova Sot Online)