Arsenali synon të nënshkruajë me Rayan

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 16:30
Arsenali synon të nënshkruajë me Rayan

Arsenali raportohet se ka shprehur interesim serioz për David Rayan.

Gazetari i njohur, David Ornstein, bëri të ditur se klubin londinez po shqyrton marrëveshjen për të nënshkruar me portierin e Brentfordit

Deri më tani thuhet se nuk është bërë asnjë ofertë, por Brentfordi është në dijeni për interesimin e Arsenalit.

Për spanjollin interesim ka shfaqur edhe Bayern Munichi, por besohet se ai preferon kalimin në “Emirates”.

“Topçinjtë” pritet që së shpejti të bëjnë një ofertë për 27-vjeçarin, në mënyrë që të përshpejtojnë bisedimet mes palëve.

David Raya me Brentfordin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Bazuar në “Transfermarkt”, ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 30 milionë euro.

(Kosova Sot Online)