Krasniqi: Do t’ju bëj krenar secilin prej jush më 5 gusht

  • S.A /
  • 31 July 2023 - 12:55
Krasniqi: Do t’ju bëj krenar secilin prej jush më 5 gusht

Robin Haxhi Krasniqi është duke u bërë gati për meçin më special dhe më emocionues në karrierën e tij, transmeton "Kosova Sot Online".

Junikasi do të boksojë për herë të parë në në vendlindjen e tij, në Kosovë pasi bëri karrierë të bujshme në Evropë dhe në botë, duke u shpallur madje edhe kampion i botës në boksin profesionist.

E Krasniqi përmes një postimi në Facebook i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që po ia japin para meçit të 5 gushtit.

Ai e ka bërë një premtim të madh për tifozët shqiptarë, të cilët do të ndjekin me kënaqësi të madhe të shtunën që vjen, disa mijëra në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e të tjerët përmes ekranit televiziv.

(Kosova Sot Online )