Arsenali i bashkohet garës për transferimin e Sow

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 21:57
Arsenali i bashkohet garës për transferimin e Sow

Lazio ka një marrëveshje me Eintracht Frankfurt për Djibril Sow, por ai kërkoi kohë për ta shqyrtuar dhe tani Arsenali i është bashkuar garës për transferimin e tij.

Në Itali javën e kaluar u raportua se Lazio arriti marrëveshje për transferimin e Sow për 15 milionë euro (plus bonuse), teksa lojtarit i ofroi një kontratë katër-vjeçare me pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon.

Megjithatë, 26-vjeçari kërkoi disa ditë për të menduar për hapin e tij të ardhshëm, edhe pas një telefonate direkt me trajnerin, Maurizio Sarri.

Në atë kohë u tha se Sevilla kishte bërë një ofertë të ngjashme mesfushori i Eintracht Frankfurtit donte ta merrte në konsideratë.

Por, tani ka konkurrencë edhe më të ashpër për Lazion, por edhe Sevillan. “Calciomercato” ka raportuar se Arsenali është futur në garë për Sow.

Mediumi italian shkruan edhe se trajneri i lacialëve, Sarri nuk është plotësisht i bindur se reprezentuesi zviceran është lojtari i duhur për të zëvendësuar Sergej Milinkovic-Savicin dhe kjo po e pengon gjithashtu lëvizjen.

Sow ka kontratë të vlefshme me Eintracht Frankfurtin deri në verën e vitit të ardhshëm. Kësisoj, klubi gjerman synon ta shesë këtë verë, për ta shmangur largimin e tij si futbollist i lirë vitin tjetër.

Klubi nga Frankfurti kërkon të paktën 15 milionë euro për shitjen e tij. 

(Kosova Sot Online)