Arsenali arrin marrëveshje me David Raya

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 21:49
Arsenali arrin marrëveshje me David Raya

Arsenali ka bërë një hap drejt transferimit të David Raya.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se portieri i Brentfordit ka arritur marrëveshje në parim me klubin londinez rreth kushteve personale.

Brentfordi thuhet se është informuar nga ana e lojtarit se ai dëshiron të bashkohet me Arsenalin.

Bisedimet mes klubeve mbi formulën e transferimit dhe çmimin tani pritet të përshpejtohen.

“Topçinjtë” duan të nënshkruajnë me spanjollin për të rritur konkurrencën e Aaron Ramsdale, i cili është portieri i parë.

David Raya me Brentfordin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Bazuar në “Transfermarkt”, ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 30 milionë euro.

(Kosova Sot Online)