Vazhdojnë largimet nga Gjilani, edhe Besar Musolli konfirmon se nuk do të jetë më pjesë e gjilanasve

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 09:24
Vazhdojnë largimet nga Gjilani, edhe Besar Musolli konfirmon se nuk do të jetë më pjesë e gjilanasve

Besar Musolli është futbollisti i radhës që ka konfirmuar largimin nga SC Gjilani, transmeton "Kosova Sot Online".

Mesfushori, përmes një postimi në “Facebook”, konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e gjilanasve, shkruan

 

33-vjeçari e vlerësoi si nder dhe privilegj që kishte mundësinë të luante për Gjilanin, si dhe të ishte kapiten.

Postimi i plotë nga Musolli (pa ndërhyrje):

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e SC Gjilanit. Ka qenë nder dhe privilegj që kam patur mundësinë të vesh fanellën e Gjilanit e të përfaqësoj këtë skuadër dhe si kapiten i saj. Dua të falënderoj përzemërsisht presidentin e klubit Florim Zuka. Mirënjohje për të gjithë tifozët e veçanërisht SKIFTERAT. Falënderoj çdo anëtar të klubit, trajnerët, lojtarë që kam bashkëpunuar këto sezone, pasi kemi kaluar shumë momente të veçanta. I uroj më të mirat Gjilanit në vijim”.

(Kosova Sot Online )