PSG-ja ia ofroi Barçës Neymarin

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 14:17
PSG-ja ia ofroi Barçës Neymarin

Paris Saint-Germaini ia ofroi Barcelonës brazilianin Neymar si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Ousmane Dembeles në Paris.

Futbollisti francez pritet të shitet nga Barça dhe ai e ka shprehur dëshirën për të përfunduar në “Parkun e Princave”, gjë e cila pritet të ndodhë në ditët në vazhdim.

Kampioni francez pritet t’i paguajë 50 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit pasi e aktivizoi klauzolën “private” të lojtarit më 31 korrik, në ditën e fundit të afatit të saj.

Sidoqoftë, mediumi spanjoll “Sport” raporton se Barçës iu ofrua ish-futbollisti i saj, Neymar, në formë huazimi nga PSG-ja, si pjesë e negociatave që e kishin në qendër të ardhmen e Dembeles

PSG-ja e kishte blerë Neymarin për 222 milionë euro pikërisht nga Barcelona në verën e vitit 2017, ndërsa me atë rast katalunasit e kishin transferuar Dembelen në vend të brazilianit për 105 milionë euro nga Dortmundi.

Neymar u rikthye sot në fushën e blertë duke shfaqur lojë fantastike në fitoren e PSG-së me rezultat 3:0 në një ndeshje miqësore parasezonale.

Braziliani i realizoi dy gola dhe e dhuroi një asistim. 

(Kosova Sot Online)