Dueli Krasniqi – Mohammedi në “Fadil Vokrri”, komuna njofton se dy rrugë do të mbyllen

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 17:08
Dueli Krasniqi – Mohammedi në “Fadil Vokrri”, komuna njofton se dy rrugë do të mbyllen

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme (e shtunë) do të mbyllen përkohësisht dy rrugë të kryeqytetit.

Rruga “Enver Zymberi” dhe rruga “Rinia” do të jenë të mbyllura nesër nga ora 07:00 deri në orën e njëjtë të së dielës

Rrugët e përmendura do të mbyllen për shkak se nesër do të ketë spektakël boksi në stadiumin “Fadil Vokrri”, me duelin kryesor mes Haxhi Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Prishtinës:

“Të dashur qytetarë,

Dueli i madh në mes të Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi do të zhvillohet nesër.

Me këtë rast ju njoftojmë se rruga “Enver Zymberi” dhe rruga “Rinia” do të mbyllen përkohësisht për qarkullim, nga ora 07:00, ditën e shtunë deri në orën 07:00 ditën e diel.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për largimin e veturave nga parkingjet përreth stadiumit “Fadil Vokrri””

(Kosova Sot Online)