Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e Noah Darvich

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 21:49
Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e Noah Darvich

Barcelona është duke kompletuar transferimin e talentit të ri, Noah Darvich, nga Freiburgu.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Barça është e vendosur për të nënshkruar me mesfushorin e ri gjerman

Barcelona thuhet se e ka mbyllur tashmë marrëveshjen për transferimin e 16-vjeçarit, teksa detaje tjera nuk janë zbuluar ende.

Darvich paraqitet për ekipin e dytë të Freiburgut. Ai numëron edhe 16 paraqitje me Kombëtaren U17 të Gjermanisë.

(Kosova Sot Online)