Barcelona dëshiron ta huazojë dyshen e Cityt

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 16:30
Barcelona dëshiron ta huazojë dyshen e Cityt

Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime.

Pasi do të mbetet pa Ousmane Dembelen dhe pasi e shiti Franck Kessien, gjiganti katalunas tash po mendon për lojtarët që do të arrijnë në “Camp Nou”.

Sipas mediumit spanjoll “Sport, “Blaugrana” duan ta marrin në formë huazimi dyshen e Manchester Cityt, Bernardo Silva dhe Joao Cancelo.

Mbetet të shihet nëse “Citizens” do të jenë të gatshëm ta pranojnë ofertën e kampionit spanjoll.

Mbrojtësi i djathtë portugez edhe ashtu nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Ndërsa, Silva konsiderohet si lojtar i rëndësishëm për kampionët anglezë dhe evropianë, por lojtari do ta preferonte një transferim në Kataluni.

Mbetet të shihet në ditët apo javët në vazhdim nëse do të ketë risi në këtë aspekt. 

(Kosova Sot Online)