Klubi saudit i gatshëm ta blejë Neymarin

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 19:04
Klubi saudit i gatshëm ta blejë Neymarin

Neymar ende ka shanse që të përfundojë në Barcelonjë këtë verë pasi që një klub nga Arabia Saudite dëshiron që ta blejë brazialinin dhe ta huazojë mandej atë të gjigantët katalunas

Neymar thuhet se ia ka komunikuar Paris Saint-Germainit qëllimin e tij që të largohet nga klubi këtë verë, derisa ai ka dëshirë që të rikthehet në Camp Nou. Por, marrë parasysh situatën financiare të Barcelonës, ata nuk do të jenë në gjendje që ta përballojnë çmimin e brazilianit.

Sipas Sport, një klub nga Arabia Saudite pritet të luajë një rol të rëndësishëm që Neymar të luajë përsëri për Barcelonën. Ata janë duke u përgatitur për ta marrë atë nga PSG këtë verë dhe mandej ta huazojnë atë menjëherë tek skuadra nga Camp Nou.

Paga e futbollistit do të këtë një strukturë tripalëshe ku një përqindje do ta paguajë gjiganti katalunas derisa pjesën tjetër do ta bëjë PSG dhe një marrëveshje komerciale ku Barcelona do të luajë ndonjë miqësore në Arabinë Saudite.

Neymar po ashtu është lidhur me një kalim në Chelsea pasi që ai vendosi të largohet nga kampioni i Ligue 1 por trajneri i Blues Mauricio Pochettino raportohet se e ka refuzuar këtë lëvizje. PSG pritet që të kërkojnë diku rreth 50 milionë deri në 80 milionë funta për brazilianin.

(Kosova Sot Online)