Chelsea e dëshiron sulmuesin serb

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 22:01
Chelsea e dëshiron sulmuesin serb

Chelsea janë duke e marrë në konsideratë bërjen e një oferte të re për Dusan Vlahovic pasi që lëndimi i në gju i Christopher Nkunku do ta mbajë atë jashtë për disa muaj

Padyshim se do të këtë një marrëveshje pasi që Chelsea e dëshiron atë. Romelu Lukaku ende është në poronësi të tyre dhe mund të përdoret si një mjet negocimi për këtë transfer. Belgu duket se pëlqen më shumë qëndriminj në Itali dhe përdorimi i tij për ta marrë një sulmues të ri është në të mirë të Chelsea.

Blutë kanë në dispozicionin e tyre për momentin Nicolas Jackson dhe ai do ta plotësojë këtë vend të zbrazët derisa Mauricio Pochettino dhe këshilltarët e tij të marrin një vendim.

 

Nkunku, i cili ju bashkua Bluve këtë verë, do të jetë jashtë për një “periudhë të gjatë” pasi që ai mori një lëndim në gju ndeshjes miqësore kundër Borussia Dortmund javën e kaluar. Sipas burimeve të ESPN, kjo ka qenë një goditje për skuadrën nga Stamford Bridge dhe ata janë duke shikuar për ta blerë një sulmues që do ta mbulonte mungesën e Nkunku.

(Kosova Sot Online)