Gerrard 'qetëson' Liverpoolin për Salahun

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 22:25
Gerrard 'qetëson' Liverpoolin për Salahun

Steven Gerrard e ka quajtur Mohamed Sala “futbollistin e tij të preferuar” derisa i është adresuar mundësisë që Al-Ettifaq të bëjë një lëvizje për yllin e Liverpoolit

Mes thashethemeve për një transferim fitimprurës në Al-Ittihad për Salah, legjenda e Liverpool Gerrard ka insistuar që sulmuesi i njohur mund ta zgjasë qëndrimin e tij në Anfield në vend që të ndjek hapat e Roberto Firminos, Fabinhos dhe Jordan Henderson që kaluan në Pro Ligën e Arabisë.

Gerrard ka theksuar rëndësinë e Salahut që ka për skuadrën e Liverpool dhe nevojën e tij për të arritur më shumë me klubin para se të largohet nga Anfield.

“Jo! Jo, jo – përgjigja është jo, për shkak se Mohamed Salah është futbollisti imë i preferuar, e dua Liverpoolin, kështu që Mohamed mund të qëndrojë aty ku është. Kur ai të fiton më shumë ligën dhe Ligën e Kampionëve me Liverpoolin ne mund ta marrim në konsideratë transferin e tij”, tha gerrard kur u pyet nëse e dëshironte Salahun në Arabi Saudite në një intervistë me Sada Al Mala’eb.

Deklaratat e Gerrard refelektojnë ndjenjat e tifozëve të Liverpool të cilët mendojnë se Salah kishte rol kyç në suksesin e skuadrës së tyre viteve të fundit. Megjithatë, ai ka një mendim tjetër për Henderson, i cili do ta këtë shiritin e kapitenit në Al-Ettifaq pasi u largua nga Liverpool.

“Me duhet të them, se të gjithë ne në bord, pa dyshim edhe një respekt të madh për ministrin, për ligën që na mbështeti që ta sjellim Jordan Hendersonin këtu”, shtoi ai.

“Ai mezi e pret këtë sfidë të re. Ai ka lozur shumë vite futboll. Ne po kërkonim dikë që është trajner në fushë, dikë i cili mund të udhëheq, dikë që i jep zë skuadrës, dikë i cili krijon standarte reale, klas të lartë dhe standarte elitare. Ne dëshirojmë që futbollistët e rinj të mësojnë të rriten sikurse ka bërë Jordan”.

(Kosova Sot Online)