Luton Town e transferon ish-mesfushorin e Chelseat

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 18:29
Luton Town e transferon ish-mesfushorin e Chelseat

Klubi i sapopromovuar në Premier League, Luton Town ka konfirmuar nënshkrimin e ish-mesfushorit të Chelsea dhe Everton, Ross Barkley.

29-vjeçari kishte qenë një lojtar i lirë pasi u lirua në fillim të kësaj vere pas një periudhe zhgënjyese me klubin francez Nice.

“The Hatters” e kanë rrëmbyer reprezentuesin anglez përpara ndeshjes hapëse të tyre në Premier League ndaj Brighton të shtunën në udhëtim.

Barkley kishte kaluar tetë vite në Everton dhe katër të tjera në Chelsea.

(Kosova Sot Online)