Barcelona ia shet Al-Ahlit Kessien për 12.5 milionë euro

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 20:22
Barcelona ia shet Al-Ahlit Kessien për 12.5 milionë euro

FC Barcelona dhe Al-Ahli SC kanë rënë dakord për një transferim prej 12.5 milionë eurosh për lojtarin Franck Kessie.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi spanjoll përmes një komunikate për media.

FC Barcelona njoftoi se Franck Kessie do t’i bashkohej skuadrës verën e kaluar, pasi mesfushorit të Bregut të Fildishtë i përfundoi kontrata me AC Milan. 26-vjeçari kishte kaluar pesë sezone me skuadrën italiane.

(Kosova Sot Online)