Real Madridi njofton për shitjen e Arribas

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 21:19
Real Madridi njofton për shitjen e Arribas

Real Madrid CF dhe UD Almería kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Sergio Arribas.

Arribas mbërriti në akademinë e të rinjve të Real Madridit në vitin 2012 kur ishte vetëm 10 vjeç. 

Në vitin 2020 ai u shpall kampion i Ligës së të Rinjve me Juvenil A.

Ka luajtur 14 ndeshje me ekipin e parë të Real Madridit që kur debutoi në shtator 2020 në një ndeshje zyrtare. 

(Kosova Sot Online)