Neymar jashtë planeve të PSG-së

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 15:41
Neymar jashtë planeve të PSG-së

Në ditën e djeshme, Paris Saint-Germaini i zbuloi emrat e lojtarëve që kanë mbetur jashtë planeve për sezonin e ardhshëm.

Njëri prej tyre ishte edhe Neymar, por që ndarja e tij me klubin parisien do të jetë e vështirë dhe mbi të gjitha e komplikuar.

Kjo për faktin se, siç njofton mediumi francez “L’Equipe”, braziliani nuk dëshiron të bëjë sakrifica tek skuadra e tij sa i përket rrogës së tij (paguhet rreth 36 milionë euro në sezon dhe ka kontratë deri më 30 qershor 2025).

Neymar do të donte të qëndrojë në “Parkun e Princave” edhe një vit, por parisienët mendojnë ndryshe.

Për të, interesim së fundmi ka shfaqur klubi saudit, Al Hilal, por që ky propozim nuk po pëlqehet nga lojtari, i cili dëshiron të vazhdojë të luajë në nivele të larta të futbollit evropian.

Është e qartë tashmë se ish-futbollisti i Santosit do ta pëlqente një rikthim eventual në Barcelonë.

Por, duke i parë vështirësitë ekonomike të gjigantit katalunas, vështirë se “Blaugrana” do të mundë ta përballonin një rrogë si ajo aktuale e “O’Ney”.

(Kosova Sot Online)