Muriqi është gati për sezonin e ri

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 17:02
Muriqi është gati për sezonin e ri

Vedat Muriqi është i gatshëm për një tjetër sezon prej protagonisti në La Liga.

Ylli kosovar i realizoi 15 gola në edicionin e kaluar duke e ndihmuar Mallorcan ta kishte një sezon stabil.

E 29 vjeçari është i vendosur ta përsërisë sezonin 2022/23 për të shkëlqyer edhe në atë 2023/24, i cili do të nisë këtë fundjavë.

Mallorca përmes një videoje të publikuar në faqen e saj zyrtare në Instagram e ka shfaqur përfaqësuesin kosovar në stërvitje duke e treguar instinktin e tij “vrasës” të golave të shënuar me kokë.

Këto goditje, prizrenasi do të mundohet t’i praktikojë edhe në ndeshjet me peshë pasi dihet se gjuajtjet me kokë janë arma e tij më e fortë.

Edhe pse flitej për një rikthim të tij të mundshëm në futbollin turk, duket se ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes dhe Lazios do të qëndrojë në ekipin ishullor spanjoll, ku është mjaft i dashur nga tifozët. 

(Kosova Sot Online)