Sot nis sezoni në Premierligë, kampioni përballë ekipit të promovuar në elitë

  • E.K /
  • 11 August 2023 - 10:38
Sot nis sezoni në Premierligë, kampioni përballë ekipit të promovuar në elitë

Sot do të fillojë sezoni i ri i Premierligës angleze 2023/24.

Kampioni në fuqi, Manchester City do ta hapë sezonin e ri, teksa përballet në udhëtim me Burnleyn, ekipin e promovuar në elitë këtë edicion.

Te Burnley paraqitet edhe portieri kosovar, Aro Muric, i cili do të përballet me ish-ekipin e tij.

Ndërkohë, qysh në xhiron e parë do të jetë një super derbi në ishull.

Nga ora 17:30 të dielën, Chelsea do ta presë në “Stamford Bridge” Liverpoolin.

“Blutë” patën një sezon për t’u harruar vitin e kaluar dhe do të kërkojnë këndelljen sivjet, pasi që nuk janë në asnjë garë evropiane tjetër dhe do të fokusohen 100% në ligë.

(Kosova Sot Online)