Flet trajneri i Tottenham pasi Kane po largohet

  • A.P /
  • 11 August 2023 - 18:42
Flet trajneri i Tottenham pasi Kane po largohet

Menaxheri i Tottenhamit Ange Postecoglu ka reaguar pas lajmeve se Harry Kane do të largohet, duke thënë që klubi po përgatitet që të ecë përpara pa sulmuesin e tyre kryesor

Gjatë përballjes së tij me mediat para ndeshjes në udhëtim kundër Brentford të dielën, trajneri i ri i Spurs u paraqit i realaksuar kur u pyet për largimin e kapitenit të klubit të tij. Postecoglou tregoi që ai dhe klubi e kishin planifikuar largimin e Kane dhe ka treguar se do të këtë përforcime të reja.

“E them me të drejtë se nuk jam goditur shumë pasi që e kam kuptuar në një pikë se kjo lëvizje do të ndodh. Nga ky këndvështrim, të paktën ne jemi më të qartë dhe do të ecim përpara pa Harryn”, tha australiani.

“Ne e kishim planifikuar këtë, që një kohë tashmë të jem më i qartë. Nuk është dashur të bëhen shumë punë për ta zbuluar këtë, pasi që kjo gjë do të ndodhte. Kështu që ne bën një planifikim, tani varet nga blerjet tona dhe mendoj që gjërat nuk do të ndryshojnë në mënyrë dramatike për ne”, shtoi ai.

“Do të këtë lëvizje të reja në skuadër. Është një skuadër e madhe me futbollistë që ne kemi nevojë t’i largojmë, para kemi tri a më shumë javë në merkato, kështu që do të shohim se kënd do ta sjellim në skuadër”, tha Postecoglou për blerje të reja.

Me sagën më të madhe të transferëve këtë verë që po shkon drejt fundit, Postecoglou do të jetë më i lehtësuar, pasi që shpërqendrimi tashmë është larguar. Rindërtimi i klubit pa futbollistin e tyre më të mëdhenj deri në këtë kohë do të jetë një detyrë shumë e vështirë por menaxheri i tyre i ri do ta këtë kohën për ta imponuar stilin e tij në skuadrën e Spurs.

(Kosova Sot Online)