Kane arrin në Munchen

  • A.P /
  • 11 August 2023 - 22:18
Kane arrin në Munchen

Me në fund po bëhet realitet! golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i madh i të gjitha kohërave për Tottenham, Harry Kane – do të transferohet në Gjermani, tek Bayern Munchen për 100 milionë euro

Kane, i shoqëruar nga gruaja e tij, janë xhiruar dike u larguar me shpejtësi nga terminali i privat i aeroportit për të kompletuar kalimin e tij tek ekipi bavarez për 100 milionë euro, Bayern Munchen. Kapiteni i Anglisë e kaloi ditën paksa i nervozuar me pasaportën e tij pasi që udhëtimi i tij u anuluan dy herë derisa Spurs dhe Bayern u morën vesh për transferimin e tij.

Tani gjithçka duket se ka përfunduar dhe Kane do ta nisë një periudhë të re në karrierën e tij, duke luajtur në Bundesliga. Në këtë pikë, çdo ndryshim do të ishte vetëm një befasi e madhe – aq më pak pas komenteve që bëri trajneri i Spurs, Ange Postecoglou këtë mbrëmje.

(Kosova Sot Online)