United merr vendimin për Greenwood

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 17:26
United merr vendimin për Greenwood

Manchester United ka vendosur që ta shtyjë vendimin për të ardhmen e Mason Greenwood dhe situata nuk do të zgjidhet deri në fillim të shtator

Greenwood ka qenë i suspenduar nga United prej janarit të vitit 2022, kur ai u arrestua për një audio incizim dhe për disa fotografi të postuara në rrjetet sociale ku ai u akuzua se ka bërë sulm seksual. Në tetor, sulmuesi ishte akuzuar për tentim dhunim, sjellje për kontroll të shtatzënisë dhe sulm që ka shkaktuar lëndime trupore. Greenwood i mohoi të gjitha këto akuza.

Ai u shfajësua nga të gjitha akuzat kundër tij në shkurt nga Prokuroria e Kurorës. Në një deklaratë thuhet se “pas tërheqjes së dëshmitarëve kryesor dhe materialit të ri që doli në dritë nuk ka më ndonjë material realist për dënim”.

United fillimisht shpresonte që të merrte një vendim para fillimit të sezonit por javën e kaluar vendosën që ta shtyjnë këtë vendim pasi dëshirojnë të konsultohen me skuadrën e grave, disa prej të cilave janë të angazhuara duke luajtur në Botërorin e Grave.

Sipas asaj që raporton The Athletic, vendimi nuk do të merret deri pas pushimit të ndeshjeve të Kombëtareve, i cili fillon më 4 shtator, një ditë pasi që United viziton Arsenalin. Arsyeja për këtë shtyrje është së klubi dëshiron të shpjegojë të gjitha gjetjet që ka bërë gjatë një hetimi të brendshëm me hisedarët e klubit, përfshirë këtu edhe skuadrën e grave të United dhe bordin e këshillues me tifozët.

Raporti thotë se disa gra që luajnë për United dhe Anglinë si Mary Earps, Ella Toone dhe Katie Zelem i është kërkuar nga disa përdorues në rrjetet sociale për ta lejuar Greenwood që të ri-integrohet në skuadër.

United e fillon sezonin e ri në Premier Ligë në shtëpi kundër Wolves të hënën dhe një grup i tifozëve planifikojnë që të protestojnë jashtë Old Trafford para ndeshjes, duke kërkuar që klubi mos ta ri-integrojë 21 vjeçarin në skuadër. 

(Kosova Sot Online)