PSG gjen zëvendësuesin e Neymar

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 18:55
PSG gjen zëvendësuesin e Neymar

Paris Saint-Germain raportohet se kanë shprehur interesimin për të nënshkruar me Federico Chiesa si zëvendësim të mundshëm për Neymar

Rindërtimi në Paris vazhdon me shpejtësi pasi që Neymar zgjodhi ta përcjellë Lionel Messi për t’u larguar nga Parku i Princave. Me pozitat në sulm që duhet të mbushën, sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, italiani Chiesa shihet si një objektiv potencial për parisienët.

Me një sezon ku Juventus nuk do të luajë në Europë, gjigantët torinez janë të hapur për të bërë biznes pasi që në skuadrën e tyre askush nuk konsiderohet i patransferueshëm. Mendohet se ata do ta pranonin një ofertë prej 50 milionë eurosh për një futbollist si Chiesa, e që do ta fusnin Juventusin në negociata.

25 vjeçarit i kanë mbetur edhe dy vite në kontratën e tij të tanishme por ka qenë i frustruar me Massimiliano Allegrin pasi që gjatë kësaj kohe pasi që vazhdimisht ka luajtur jashtë pozitës së tij, kështu që ai preferon që të luajë për një klub që luan në Ligën e Kampionëve dhe ka pagë më të mirë.

(Kosova Sot Online)