De Gea pranë kalimit në Bayern Munchen

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 19:27
De Gea pranë kalimit në Bayern Munchen

Gjiganti gjerman, Bayern Munchen ia ka vënë syrin ish portierit të Manchester United, David de Gea – pasi dështuan për ta transferuar Kepan që zgjodhi Real Madrin para tyre

Bayern Munchen pasi u përballën me refuzimin e Kepa Arrizabalaga, kanë zhvendosur fokusin e tyre tek ish portieri i Manchester United, David de Gea. Klubi gjerman po konsideron mundësinë e nënshkrimit me De Gea për ta përforcuar portën, shkruan media e njohur gjermane, Sport1.

Superylli i Bayernit dhe Gjermanisë, Manuel Neuer ka pësuar një lëndim në këmbë pas përfundimit të Botërorit vitin e kaluar. Portieri veteran ende nuk është rikuperuar dhe zëvendësuesi i përkohshëm i tij, Yann Sommer u largua nga klubi, gjë që bavarezët po shikojnë për opsione tjera.

Gjashtë herë kampionët e Europës e kishin në listë të ngushtë Kepan e Chelseat por spanjolli e zgjodhi Real Madridn para klubit gjerman. Kjo detyroi ata që vëmendjen e tyre ta fokusojnë të bashkatdhetari i tij, ish portier i Manchester United – De Gea.


(Kosova Sot Online)