Manchester United e kërkon mesfushorin e Evertonit

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 19:47
Manchester United e kërkon mesfushorin e Evertonit

Manchester United është duke shqyrtuar transferimin e mesfushorit të Evertonit, Amadou Onana, derisa ata janë në kërkim të një mesfushori të ri

Erik ten Hag dëshiron të këtë një mesfushor të ri në skuadrën e tij para se të përfundojë merkato dhe Onana i Evertonit plotëson kërkesën e tij. Megjithatë, sipas The Guardian, United duhet të ndajë së paku 50 milionë funte për ta bindur Evertonin që ta shesë atë.

Everton heziton ta shesë Onana, 12 muaj pasi që e blenë atë nga Lille për 33 milionë funte. Toffees thonë se nuk janë në presion financiar për ta shitur 21 vjeçarin këtë verë – pavarësisht se ata kanë nevojë për ta blerë një sulmues – por besojnë se vlera e tij vetëm sa do të rritet.

United është lidhur deri me tani me një transfer të mesfushorit të Fiorentinës, Sofyan Ambrabat por nuk kanë përparuar për ta blerë atë. Në anën tjetër, Chelsea janë shumë afër nënshkrimit me Moises Caicedo të Brighton për 115 milionë funte, derisa Liverpool ka bërë një ofertë prej 60 milionë funte për Rome Lavia që është pranuar nga Southampton.

(Kosova Sot Online)