Manchester United e nis sonte sezonin kundër Wolves

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 20:07
Manchester United e nis sonte sezonin kundër Wolves

Manchester United do të luajë kundër Wolves në ndeshjen e parë të sezonit të ri 2023/24 te Premier Ligës. Të dyja skuadrat do të kërkojnë ta nisin këtë sezon me fitore derisa ndeshja pritet të jetë e fortë mes dy skuadrave në Old Trafford

Erik ten Hag shpreson që t’i bashkohet Manchester Cityt dhe Arsenalit me fitore këtë sezon, derisa këto dy skuadra kishin përformuar më mirë se Djajtë e Kuq sezonin e kaluar. Me transferet e reja si Rasmus Hojlund, Mason Mount dhe Andre Onana në skuadër, skuadra shpreson që ta fillojë sezonin e ri me fitore.

Wolves e përfunduan me fitore ndeshjet para-sezonale duke e mposhtur 3-1 Rennes. Ata nuk do ta kenë të lehtë në ndeshjen hapëse por shpresojnë që të nxjerrin një rezultat befasues.

Blerjet e reja të Manchesterit si Andre Onana dhe Mason Mount kanë startuar nga fillimi por jo edhe Rasmus Hojlund që pritet ta vonojë debutimin e tij si titullar për shkak të një lëndimi.

(Kosova Sot Online)