Ferguson: Onana dhe Hojlund e kanë kompletuar Manchesterin

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 16:55
Ferguson: Onana dhe Hojlund e kanë kompletuar Manchesterin

Sir Alex Ferguson beson që Manchester United është “kompletuar” me transferimin e Rasmus Hojlund dhe Andre Onana.

United transferuan sulmuesin nga Atalanta për 72 milionë funte në fillim të këtij muaji dhe portierin Onana për 48 milionë funte nga Interi në korrik, kurse kanë blerë edhe mesfushorin Mason Mount nga Chelsea për 55 milionë funte.

Pavarësisht këtyre blerjeve, United mori një fitore të pamerituar ndaj }olves të hënën, edhe pse Hojlund nuk ishte në lojë shkaku i një lëndimi në shpinë. Para kësaj gare, trajneri legjendar i Manchester Ferguson ka lavdëruar punën e menaxherit Erik ten Hag në Old Trafford dhe ka thënë se këto dy transferime në veçanti i kanë bërë Djajtë e Kuq skuadër të kompletuar.

“Mendoj se Ten Hag ka bërë një punë fantastike”, tha Ferguson për CBS Sports. “Ai i ka kapur mirë ata dhe ka sjell futbollistë të mirë, të cilët janë me rëndësi. Nëse ai e përgatit sulmuesin Hojlund shpejt ata do të jenë një skuadër shumë e mirë. Kjo është ajo çfarë ju ka munguar atyre që disa vite”.

“Tërë skuadra është shumë e mirë. Ata kanë futbollist më shumë përvojë, me mbrojtësit Varane dhe Martinez. Përvoja është edhe në mesfushë me Eriksen dhe Casemior. Fondi i lojtarëve është aty dhe ata janë kompletuar me portierin e ri dhe me sulmuesin. Portieri i ri është shumë sportist dhe sulmuesi shpresoj që të adaptohet shpejt me skuadrën”.

United  do të garojë për top tituj këtë sezon pasi që fituan Carabao Cup dhe përfunduan në top katë në sezonin 2022/23. Djajtë e kuq i kanë dhënë mbështetje të konsiderueshme Ten Hagut në merkato kështu që ata shpresojnë të mund të garojnë për ta fituar Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon.

(Kosova Sot Online)