Ja datat e ndeshjeve të play-offit për Ballkanin

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 20:46
Ja datat e ndeshjeve të play-offit për Ballkanin

Ballkani e ka arritur për të dytën herë radhazi play-offin e Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës triumfoi në dy ndeshjet e rrethit të tretë kualifikues ndaj ekipit nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Suharekasit udhëtuan në Gjibraltar pas fitores 2:0 në shtëpi.

E atje, Ballkani arriti po ashtu një fitore 1:2.

Në play-off, Ballkani do të ndeshet me humbësin nga dueli Bate Borisov-Sheriff Tiraspol.

Ndeshjet e play-offit zhvillohen me datën 24 dhe 31 gusht, kurse Ballkani kundërshtarin e radhës do ta mësoj sot.

(Kosova Sot Online)