Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 15:04
Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale

Akil Gjakova është mposhtur në ndeshjen gjysmëfinale të Grand Prix të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudisti kosovar u mund nga algjeriani, Messaoud Redouane me IPPON pas mbi 10 minutash lojë.

Megjithatë, gara për Gjakovën nuk ka përfunduar këtu.

Ai do të ketë mundësi të fitojë medaljen e bronztë nga ky Grand Prix.

Në luftë për medaljen e bronztë, ai do të ndeshet me xhudistin nga Kazakistani, Bakhitzhan Abdurakhmanov.

(Kosova Sot Online)