Greenwood do të largohet nga United

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 16:42
Greenwood do të largohet nga United

Mason Greenwood ka lëshuar një deklaratë, ku ka konfirmuar se ai ka arritur një marrëveshje me United që të largohet nga klubi

Greenwood ka qenë i suspenduar që nga janari i vitit 2022, kur ai ishte arrestuar. Në tetor të vitit 2022, ai është akuzuar për dhunim, tentim kontrolli dhe detyrim për abort si dhe sulm për dëmtime trupore. Sulmuesi i United i mohoi të gjitha këto akuza.

Të gjitha këto akuza kundër tij ranë poshtë në shkurt, për shkak të “largimit të dëshmitares kyçe nga dëshmia dhe material i ri erdhi në dritë që do të thotë se nuk kishte më prova reale që ai të gjykohet”, kishte shkruar Shërbimi Prokurorial i Kurorës në Angli.

United dhe Greenwood kanë postuar të dyja deklarata që konfirmojnë që karriera e futbollistit do të jetë jashtë këtij klubi.

“Dëshiroj të filloj duke ju thënë që e kuptoj çdo njeri do të me gjykoj muaj për shkak të asaj çfarë ata kanë parë e dëgjuar në rrjetet sociale dhe e di që njerëzit do ta mendojnë më të keqen”, thuhet në deklaratën e gjatë të Greenwood.

“Jam i rritur për të ditur që dhuna apo abuzimi në çdo lidhje është i keq, nuk i kam bërë gjërat për të cilat jam akuzuar dhe në shkurt jam liruar nga të gjitha akuzat. Megjithatë, e pranoj që kam bërë gabime në lidhjen time dhe e ndaj përgjegjësinë për këtë situatë që rrodhi në rrjetet sociale”.

“Po mësoj të kuptoj përgjegjësitë e mija për të dhënë shembull të mirë si një profesionist i futbollit dhe jam i fokusuar po ashtu në të qenit baba i përgjegjshëm, si dhe një partner i mirë”.

“Vendimi i sotëm ka qenë pjesë e një bashkëpunimi  në mes Manchester United, familjes sime dhe mua. Vendimi më i mirë për ne të gjithë, për muaj është që të vazhdoj karrierën larg Old Traffordit, ku prezenca e ime nuk do ta shpërqendrojë klubin”.

“E falënderoj klubin për mbështetjen e tyre prej që ju bashkova atyre kur isha shtatë vjeç. Ata gjithmonë do të jenë pjesë e imja e cila quhet United. Jam jashtëzakonisht mirënjohës familjes sime dhe të gjithë të dashurve të mijë për mbështetjen e tyre dhe tani me duhet t’ia ri paguajë besimin që ata treguan në mua”.

“Kam për qëllim që të bëhem futbollist më i mirë, më e rëndësishmja baba i mirë, një person i mirë ku do ta përdori talentin tim në mënyrë pozitive në fushë”.

(Kosova Sot Online)