Bonucci nuk është në planet e Juventus

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 18:15
Bonucci nuk është në planet e Juventus

Raportet në Itali thonë që Leonardo Bonucci është afër për t’ju bashkuar Union Berlinit me agjentët e tij që janë duke biseduar me skuadrën nga Bundesliga

Bonucci është ngrirë nga skuadra Bardhezi për sezonin 2023/24 dhe nuk pritet që të luajë për Zonjën e Vjetër pasi që është në fund të kontratës së tij me gjigantët e Serie A.

Kështu që, ai është duke kërkuar një klub të ri me Union Berlin tani është afër për të nënshkruar me të.

Sipas asaj që raportojnë Calciomercato.com dhe La Gazzetta dello Sport mbrojtësi veteran është “afër” që t’i bashkohet skuadrës së Bundesligës e cila do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri 2023/24.

Calciomercato shkruan që agjentët e Bonuccit janë duke punuar për ta shkëputur kontratën me Zonjën e Vjetër dhe të nënshkruajnë me klubin nga Berilini ku ai do të fitonte 1.5 milion euro në vit pagë.

Sky Sport Italia shton që Juventusi është po ashtu në bisedime me Union Berlin për Samuel Iling-Junior, edhe pse Atalanta dhe Bologna janë po ashtu të interesuara për sulmuesin e krahut anglez.

(Kosova Sot Online)