Njihuni me sigurimin personal të Leo Messit

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 15:23
Njihuni me sigurimin personal të Leo Messit

Lionel Messi është bërë më sigurim personal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Yllit argjentinas i është siguruar një pjesëtar i sigurimit në klubin e tij Inter Miami, i cili e ndjek këmba-këmbës.

Për ta pasur më të sigurt yllin e tij të ri, klubi amerikan vendosi që shtatë herë fituesi i Topit të Artë të ketë përcjellës, që e ndjek atë kudo që shkon, për t’i ofruar siguri në momente të sikletshme dhe të papritshme eventuale.

Tifozët e kanë zbuluar sigurimin, i cili është shfaqur kudo që Messi del në publik.

Sigurimi e ruan Messin edhe gjatë lojës, nëse ndonjë tifoz eventualisht zbret në fushë dhe i afrohet atij, por edhe në rrugën prej autobusit drejt dhomave të zhveshjes në stadium dhe anasjelltas.

Ai e ka për detyrë t’i ndalë tifozët që ta prekin legjendën argjentinase.

Natyrisht, me lejen e kampionit botëror, sigurimi lëshon pe, nëse ndonjë tifoz kërkon nënshkrim apo fotografi me shtatë herë fituesin e Topit të Artë. 

(Kosova Sot Online)