Zbulohen shumat, ja sa para do të fitojë Ballkani nëse kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës

  • S.A /
  • 25 August 2023 - 10:07
Zbulohen shumat, ja sa para do të  fitojë Ballkani nëse kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës

Derisa Ballkani dhuroi një tjetër spektakël mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë atë e pret një shpërblim i madh nëse  kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencave, transmeton "Kosova Sot Online".

Kampioni i Kosovës triumfoi 4:1 ndaj ekipit të njohur, BATE Borisov në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Konferencës.

Krejt çka do t’i duhet Ballkanit në ndeshjen e kthimit që zhvillohet javën tjetër është të mos pësojë humbje me tre gola diferencë.

E nëse e arrin fazën e grupeve, suharekasit do të fitojnë shuma të majme parash.

Pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës shpërblehet me 2.94 milionë euro.

Ndërkohë që për çdo fitore në ndeshjet e grupeve, shpërblimi është 500 mijë euro, ndërsa barazimi në grupet e Ligës së Konferencës vlen 166 mijë euro.

Sezonin e kaluar, Ballkani kishte arritur katër pikë, pra një fitore dhe një barazim nga gjashtë përballjet e fazës së grupeve të kësaj gare.

(Kosova Sot Online )