Ky është ylli amerikan i mundjes që u goditë nga vdekja, kishte probleme me zemrën pas infektimit me COVID-19

  • S.A /
  • 25 August 2023 - 10:20
Ky është ylli amerikan i mundjes që u goditë nga vdekja,  kishte probleme me zemrën pas infektimit me COVID-19

Bray Wyatt , ylli amerikan i mundjes, vdiq nga një atak në zemër në moshën 36-vjeçare. I njohur gjithashtu si "Fiend", emri i tij i vërtetë ishte Windham Lawrence Rotunda, transmeton "Kosova Sot Online ".  

Në vitin 2007 ai fitoi Kampionatin Botëror të Mundjes Argëtuese.

 Ai vinte nga një familje mundësish profesionistësh dhe kishte ndjekur gjurmët e gjyshit të tij Blackjack Mulligan, babait Mike Rotunda dhe dy xhaxhallarëve, Barry dhe Kendall Windham.  Performanca e tij e fundit televizive u zhvillua në Royal Rumble 2023. Ai kishte munguar në skenë për disa muaj pasi, pas kontraktimit me Covid , kishte probleme me zemrën. Në periudhën e fundit, Sean Ross Sapp i Fightful (faqe e specializuar në mundje) shkruan në rrjetet sociale , "është bërë përparim i rëndësishëm në funksion të rikthimit dhe shërimit të tij. Fatkeqësisht, më 24 gusht ai pësoi një atak në zemër dhe vdiq".

Wyatt ka lindur më 23 maj 1987 në Brooksville , Florida. 

Në World Wrestling Entertainment ai ishte dy herë kampion i WWE Universal, një herë kampion WWE, një herë kampion i SmackDown Tag Team si udhëheqës i familjes Wyatt dhe një herë kampion i Raw Tag Team me Matt Hardy.

https://www.instagram.com/p/CwWJ_s6J09m/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

(Kosova Sot Online )