Kalimi te Barça në pikëpyetje, në Spanjë e bëjnë të kryer: Joao Felix arrin marrëveshjen me Al-Hilal

  • S.A /
  • 26 August 2023 - 10:02
Kalimi te Barça në pikëpyetje, në Spanjë e bëjnë të kryer: Joao Felix arrin marrëveshjen me Al-Hilal

Mediet spanjolle raportojnë se kushtet e pasigurta financiare të Barcelonës vazhdojnë ta bëjnë të komplikuar transferimin e lojtarit portugez në Katalonjë. Sulmuesi i Atletico Madrid dëshiron të veshë fanellën e “Blaugranas”, por ka filluar të vlerësojë edhe opsionet e tjera në të njëjtën kohë, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Plani B” për momentin quhet “Saudi Pro League”. Nëse Joao Felix nuk e përmbush ëndrrën e tij për të shkuar te Barça, Al Hilal në fakt mund të jetë e ardhmja e tij, duke marrë parasysh edhe faktin se merkato në Arabinë Saudite do të mbyllet më 20 shtator.

Sipas raportimeve nga Spanja, Joao Felix ka arritur një marrëveshje me klubin saudit për huazimin për një sezon, por edhe në këtë rast Atletico Madrid duhet të bindet, pasi “colchoneros” kërkojnë vetëm shitjen e lojtarit.

(Kosova Sot Online )