Pogba i lumtur me rikthimin në fushë: Jam i uritur

  • S.A /
  • 28 August 2023 - 09:15
 Pogba i lumtur me rikthimin në fushë: Jam i uritur

Paul Pogba thotë se është po aq i uritur sa gjatë periudhës së tij të parë në Juventus dhe shpreson ta ndihmoj ekipin, transmeton "Kosova Sot Online".

Bianconerët barazuan 1-1 me Bolognan në Allianz Stadium të dielën, në ndeshjen e tyre të parë në shtëpi në Serie A për sezonit 2023/24.

Pogba e nisi ndeshjen nga bankinë, por u fut në pjesën e dytë, duke kontribuar në barazimin e rezultatin dhe ndihet i lumtur që është rikthyer në fushë.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në fushë, duke bërë atë që dua. Dua të ndihmoj ekipin, por jam i zhgënjyer nga rezultati. Mendoj se duhet të kishim fituar”, tha Pogba për DAZN.

“E mira është që nuk humbëm. Ne e dimë se duhet të punojmë shumë dhe të fitojmë përvojë. Ne marrim një pikë në shtëpi dhe punojmë për ndeshjen tjetër”.

Pogba luftoi me lëndime sezonin e kaluar dhe nuk u stërvit me ekipin për disa javë gjatë para-sezonit këtë verë. Por, ai ndihet i uritur pas rikthimit.

“Koha në fushë, më duhet të stërvitem dhe të qëndroj në fushë, kjo është ajo që më mungon. Jam në formë dhe dua të kem një rikthim të madh”.

“Unë jam po aq i uritur sa kam qenë në fillim këtu kur isha më i ri”.

“Dua të punoj shumë dhe të fitoj. Unë ende mund të mësoj, jam vetëm 30 vjeç dhe dua t’u jap tifozëve gëzim për të fituar dhe të vijnë në stadium për të na parë duke fituar”, përfundoi francezi.

Pogba u kthye në Torino në verën e vitit 2022, por bëri vetëm gjashtë paraqitje me gjigantët e Serie A sezonin e kaluar. Ai madje humbi Kupën e Botës “Katar 2022” me Francën pasi iu nënshtrua një operacioni të meniskut në shtator.

(Kosova Sot Online )