Pas më shumë se tetë muajve pushimi aksidental, Manuel Neuer rikthehet në stërvitje me ekipin e Bayernit

  • S.A /
  • 28 August 2023 - 14:01
Pas më shumë se tetë muajve pushimi aksidental, Manuel Neuer rikthehet në stërvitje me ekipin e Bayernit

Manuel Neuer është rikthyer në stërvitjet ekipore te Bayern Munichi, pas tetë muaj mungese nga lëndimi serioz i këmbës, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës vitin e kaluar, portieri shkoi për të skijuar gjatë kohës sa ishte në pushim, por fatkeqsisht theu këmbën pasi pësoi një aksident.

Tetë muaj e gjysmë më vonë, Neuer tashmë është rikthyer në stërvitjet ekipore – ka raportuar “Bild”.

37-vjeçari stërviti me dy portierët tjerë të “Bavarezëve”, Daniel Pererz dhe Tom Ritzy Hulsmann.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse Neuer do të rikthehet sërish si portieri i parë i kampionëve gjermanë. 

(Kosova Sot Online )